Bloomberg: Thaçi dhe Vuçiq iu kthyen aleatëve të vjetër, pas përgjigjes së ftohtë të BE-së për korrigjim të kufijve

Bloomberg: Thaçi dhe Vuçiq iu kthyen aleatëve të vjetër, pas përgjigjes së ftohtë të BE-së për korrigjim të kufijve

Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq do të provojnë që marrëveshjen finale Kosovë-Serbi ta nënshkruajnë me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Rusisë. Kështu thuhet në një shkrim të mediumit amerikan ‘Bloomberg’, sipas të cilit kjo lëvizje e dy liderëve ballkanik drejt SHBA-së e Rusisë, po vjen si pasojë e kundërshtimit që hasen nga BE-ja për idenë e korrigjimit të kufijve.

Përmes vizitës së Vladimir Putinit në Beograd, Aleksander Vuçiq po përpiqet që të nxisë përpjekjet e Moskës për arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Kështu shkruan mediumi amerikan ‘Bloomberg’, sipas të cilit kjo vizitë e presidentit rus në Serbi, është një mesazh nga Aleksander Vuçiq nuk është duke u pajtuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian karshi idesë së tij për prekje të kufijve, që u pa si një veprim që do të mund të nxiste konflikte ndër etnike si ai që shkatërroi Jugosllavinë e ku mbetën të vrarë më shumë se 100 mijë njerëz.

Në këtë shkrim thuhet se tashmë për arritjen e marrëveshjes finale, Hashim Thaçi është drejtuar nga SHBA-ja, ndërsa Aleksander Vuçiq po kërkon mbështetjen e Rusisë.

Ndër të tjera kjo vizitë e Putinit në Serbi shihet edhe si një vazhdimësi e paqëndrueshmërisë së politikës së jashtme të Serbisë. Kështu thotë Sena Mariç një studiuese e lartë në Qendrën e Politikave Evropianë në Beograd.

“Vendi duhet të përafrohet plotësisht me politikën e jashtme të BE-së. Një numër i madh i shteteve anëtare të BE-së e perceptojnë se raportet Serbi-Rusi janë një çështje e cila mund të pengojë anëtarësimin e Serbisë në instancat euro-atlantike”, ka thënë ajo, transmeton Gazeta Express.

Gazeta thotë se Thaçi e Vuçiq janë kthyer nga aleatët e tyre të vjetër, pas përgjigjes së ‘ftohtë’ që kanë marrë nga shtetet e Bashkimit Evropian për idenë e tyre të korrigjimit të kufijve.

Rusia në njërën anë ka thënë se e mbështet një  marrëveshje e cila është e mirë për Serbinë, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump , në letrën e dërguar ditë më parë ka ftuar të dy palët që të arrijnë shpejt një marrëveshje finale që do të nënshkruhej në Ëashington, kërkesë që nuk u kundërshtua nga asnjëra palë.

Ndër të tjera thuhet se Vuçiq do ta shfrytëzojë këtë vizitë të Putinit si masë kundër protestave të shumta kundër tij në Beograd./GazetaExpress/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0