Bislimi falenderon diasporën, deponuan afro 400 mijë euro për luftimin e koronavirusit

Bislimi falenderon diasporën, deponuan afro 400 mijë euro për luftimin e koronavirusit

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se deri tani janë grumbulluar 391.886 euro nga diaspora për fondin e Qeverisë për t’i ndihmuar institucioneve në kohë pandemie.

Bislmi ka treguar se edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë kanë dhuruar rreth 22 mijë euro.

“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.

Shumë faleminderit secilit prej jush”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë nëpërmjet një videomesazhi kërkoi nga kosovarët që jetojnë në diasporë që të ndihmojnë vendin duke dërguar para kundër covid-19.

Aktualisht në Kosovë 449 persona kanë dalë pozitiv në koronavirus, 12 kanë humbur jetën derisa 79 janë shëruar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: