Bie numri i regjistrimit të bizneseve të reja

Bie numri i regjistrimit të bizneseve të reja

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se në tremujorin e tretë të këtij viti në Kosovë janë regjistruar 2.212 ndërmarrje, ose 16.1 për qind më pak në krahasim me tremujorin paraprak.

Sipas raportit të ASK-së, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur një rënie të ndërmarrjeve të regjistruara për 0.1 për qind.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin tregtia me 519 ndërmarrje të regjistruara 23.5%, prodhimi me 214 ndërmarrje ose 9.7%, akomodim dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 212 ndërmarrje të regjistruara ose 9.6% etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2.149 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (97.2%); me 5 deri 9 të punësuar janë 41 ndërmarrje të regjistruara (1.9%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 15 ndërmarrje të regjistruara (0.7%), etj.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 649 ndërmarrje të regjistruara ose 29.3%, Ferizaj me 187 ndërmarrje ose 8.5%, Prizreni me 162 ose 7.3%, Gjilani me 134 apo 6.1%, Peja me 113 ndërmarrje të regjistruara 5.1% etj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0