Beyer: Vizat mund të hiqen në vitin që po vjen

Beyer: Vizat mund të hiqen në vitin që po vjen

Raportuesi për Kosovën në Bashkimin Evropian, Peter Beyer, tha se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë vitin tjetër.

Ai tha se Gjermania e përkrah këtë proces.

“Ne e mbështesim procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës dhe them se heqja e vizave mund të ndodhë tjetrin vit”.

Për këtë çështje ka folur edhe deputeti tjetër gjerman që tha se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, por nuk dihet koha e saktë kur do të hapet për diskutim kjo çështje në Këshillin Evropian.

“Sa i përket liberalizimit të vizave e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Këshilli do ta diskutojë këtë çështje, por nuk e dimë kohën. Besoj se të gjithë e kuptojnë ndjeshmërinë që ka kjo temë”.

Ai tha se këto gjëra po ndodhin në një kohë kur Franca ka stopuar anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE.

“Të kuptuarit evropian është se çdo diskutim që zhvillohet duhet të çojë te caku”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: