Besnik Bislimi bëhet njeriu i dytë në Vetëvendosje

Besnik Bislimi bëhet njeriu i dytë në Vetëvendosje

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, të mbajtur gjatë ditës së djeshme, është zgjedhur edhe kryesia e re e këtij subjekti. Një gjë që ra në sy ishte që posti i nënkryetarit të parë i’u dha Besnik Bislimit, gjë që e bën atë personin e dytë në këtë subjekt pas Albin Kurtit, raporton Ekonomiasot.

Përvec zgjedhjes si deputet në legjislaturën e vitit 2014, Bislimi deri më tani ka mbajtur kryesisht profil të ulët në angazhimin e tij në këtë subjekt.

Angazhimin më të spikatur në Vetëvendosje e kishte si shef i shtabit zgjedhor gjatë zgjedhjeve nacionale në qershor të vitit 2017, ku Vetëvendosje arriti të dilte si subjekti më i votuar.

Bislimi aktualisht është profesor i lëndëve të ekonomisë në Universitetin Amerikan në Prishtinë. Ai para pak kohësh ishte në garë për pozitën e Guvernatorit të BQK-së, por që nuk mori besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit. / Ekonomiasot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0