BERZH-i tregon se cilat projekte do t’i përkrahë në Kosovë

BERZH-i tregon se cilat projekte do t’i përkrahë në Kosovë

Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux, ka thënë se është diskutuar më Qeverinë e Kosovës për përkrahjen e disa projekteve.

Në një intervistë të dhënë për Klan Kosova, Pilloux ka theksuar se janë të angazhuar tani në një numër projektesh infrastrukturore.

”Kemi një problem për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë sa i përket financimit. Ndoshta dy projekte do të mund t’i përfundojmë”.

”Tani jemi të angazhuar në një numër projektesh infrastrukturore. Shpresojmë që deri në fund të këtij viti të përshkruajmë pjesën e ndërtimit të invertarëve”.

”Kemi folur dhe për ndërlidhjen e bashkëpunimeve me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

”Kemi diskutuar përkrahjen e projekteve me Qeverinë e Kosovës dhe jemi dakorduar për një numër projektesh të qarta të cilat janë ato të sektorit privat dhe projekte infrastrukturore sic janë hekurudhat”.

”Dhe po ashtu qëndrueshmëria e prodhimit të energjisë”.

”Qeveria e Kosovës po bën një punë shumë të mirë në miratimin e legjislacionit. ndërsa ne si partner do të shohim të financojmë sektorin solar. Strategjia e Qeverisë i përket qeverisë dhe nuk i përket asnjë institucioni tjetër”.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0