BERZh-i prezanton fushat me prioritet për Kosovën

BERZh-i prezanton fushat me prioritet për Kosovën

Banka Evropiae për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), ka prezantuar fushat me më prioritet që do të mbështes Kosovën. Neili Taylor shef i zyrës së BERZh-it tha se fushat me më prioritet për Kosovën janë sektori privat, ekonomia efiçiente dhe infrastruktura. Ai shtoi se BERZh-i ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Kosovën ashtu siç ka bërë për shumë vite.

“BERZh-i ka qenë partner i Kosovës për shumë vite. Arsyeja që jam këtu është se BERZh-i mendon se ne do të duhet të bëjmë më shumë këtu. Ne kemi tri fusha me prioritet: sektori privat, ekonomia e gjelbër dhe infrastruktura”.“Mesazhi im është se BERZh-i është i hapur dhe jemi të gatshëm të punojmë me ju. Ne jemi të fokusuar tek projektet që kanë impakt në rritjen ekonomike”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm me BERZh-in ëshët dëshmuar për vitet të tëra, prandaj edhe u garantoi krerëve të komunave se do të kenë përkrahjen për realizimin e projekteve.

“Një marrëdhënieve tillë është garanci, projektet e organizatave publike, me pa dritën. Është një veprim i ndërsjellë për të treguar gatishmërinë e BERZh. Kemi dëshmuar se si Kosovë do t’i japim peshë kësaj marrëdhënie”.“Takimi i sotëm e përmbyll një pjesë të kësaj marrëdhënie, do kalojmë në një etapë tjetër të obligimeve, ne si qeveri do ju mbështesim”, ka thënë Haradinaj.

Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, në takim paraqiti projektet të cilat i ka prezantuar në konferencën e BERZh-it që është mbajtur në Londër.“Komuna e Drenasit ka dy projekte njëri për trajtimin e ujerave të zeza dhe tjetri për grumbullimin e ujit të pijshëm që është 6 kilometra jashtë qytetit për fabrikën që do të ndërtohet për sigurimin e ujit të pijshëm për banorët”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0