Berisha: Karakteri i Ibrahim Rugovës ma lehtësonte lobimin për Kosovën

Berisha: Karakteri i Ibrahim Rugovës ma lehtësonte lobimin për Kosovën

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për raportet e tij me ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai ka kujtuar se me Rugovën koordinohej mirë për Kosovën.

Berisha ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Rugova gëzonte reputacion të lartë në mesin e udhëheqësve perëndimorë.

Ai ka treguar se veprimtaria e Rugovës ia bënte atij më të lehtë të diskutonte për Kosovën në takimet që i zhvillonte në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nëpër kryeqendrat botërorë.

“Gandizmi i Rugovës ma lehtësonte promovimin e Kosovës”, është shprehur ai në T7

COMMENTS

WORDPRESS: 0