“Bëmë kompromis dhe lejuam LDK-në të zgjedhë e para, ata zgjodhën pikërisht MPB-në”

“Bëmë kompromis dhe lejuam LDK-në të zgjedhë e para, ata zgjodhën pikërisht MPB-në”

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se janë të zhgënjyer nga LDK’ja në fazën e dytë të negociatave.

“Ne kemi bërë shumë kompromise që të qeverisim së bashku me LDK’në”, tha Konjufca.

“Faktikisht jemi të zhgënjyer me fazën e dytë të negociatave. Në pjesën e aprë ishim shumë të kënaqur dhe kaluam shumë mirë. Kemi mbi 30 faqe të shkruara detajisht për programin qeverisës. Është një program shumë i detajishëm se çka do të bëjmë”

“Ne bëmë një kompromis dhe lejuam që Isa Mustafa të zgjedhë i pari ministrinë që dëshirojnë. Ata zgjodhën pikërisht MPB’në” /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0