Bekë Berisha kapet me Lumir Abdixhikun, i thotë na i rrofsh opingat

Bekë Berisha kapet me Lumir Abdixhikun, i thotë na i rrofsh opingat

Mbrëmë në T7 në emisionin “Pressing”, i ftuar ka qenë deputeti i AAK-së Bekë Berisha. Fokusi kryesor i këtij debati ishte punësimi me të njohur në Telekom. Ky debat nuk i ka shpëtuar pa e parë deputetit të LDK-së Lumir Abdixhikut, i cili e ka kritikuar Berishën për deklaratat e dhëna në këtë debat, po ashtu kritika ka hedhur edhe në adresë të dy deputetëve tjerë të AAK-së që ishin të ftuar në debate të tjera televizive.

Abdixhiku ka ndarë tri citate nga deklaratat e këtyre deputetëve duke shtuar në fund të postimit “Është Kosovë e cubave kjo”.

E për këto fjalë të Abdixhikut, Bekë Berisha ka një përgjigje. Deputeti i AAK-së i thotë Abdixhikut “Na i rrofsh opangat”, shkruan Gazeta Express.

“Bekë Berisha i thotë atij naj rrofsh opangat. Qysh ka mundësi një djal i ri m’u kanë kaq Jugosllavë”, ka thënë Berisha në një përgjigje për Indeksonline.

Statusi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Margaritarë nga paraqitjet e 3 deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot:

– “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”.

– “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj”.

– “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”.

Është Kosova e cubave kjo!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0