BE ndryshon fjalët: Demarkacioni ishte kushti i parafundit

BE ndryshon fjalët: Demarkacioni ishte kushti i parafundit

Vetëm një ditë pasi që u miratua në Kuvend marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, përfaqësuesit e vendeve të BE-së kanë ndryshuar retorikën.

Tani, askush prej tyre nuk e përmend liberalizimin e vizave, ose edhe kur e përmendin, e theksojnë që ka mbetur pa u përmbushur edhe kriteri i luftës kundër korrupsionit.

Më saktësisht, edhe komunikata e lëshuar nga Zyra e BE për Kosovën tani e thekson që demarkacioni ishte njëri nga dy kriteret e mbetura, raporton EkonomiaSot.

“Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës paraqet një arritje të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj. Ratifikimi është një shembull konkret i përkushtimit të Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore. Kjo gjithashtu nënkupton se është përmbushur njëri nga 2 kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thotë komunikata. / EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0