BE-ja refuzon kërkesën e Qeverisë për mbulim financiar të energjisë së pafaturuar në veri

BE-ja refuzon kërkesën e Qeverisë për mbulim financiar të energjisë së pafaturuar në veri

Kërkesës së Qeverisë së Kosovës për mbulim financiar të humbjeve të energjisë për të cilën nuk paguhet në komunat veriore të vendit i është përgjigjur negativisht Bashkimi Evropian. Kërkesa është dërguar në muajin mars nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), përderisa kjo e fundit ka njoftuar se e njëjta nuk ka marrë përgjigje pozitive, shkruan sot Koha Ditore.

Tani Qeveria dhe MZHE-ja po kërkojnë forma të tjera të kompensimit, derisa të zbatohet Marrëveshja për energjinë, e arritur në Bruksel më 2013 mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkë me Zyrën e kryeministrit dhe KOSTT-in, si dhe Zyrën e rregullatorit si përgjegjëse për përcaktimin e tarifave dhe monitorimin e sigurisë së furnizimit në tërë territorin e Kosovës jemi duke punuar që të gjejmë një zgjidhje transicionale deri në përmbushjen nga ana e Serbisë të obligimeve që derivojnë nga Marrëveshja e Brukselit”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0