BE-ja reagon ndaj Haradinajt pas Rezolutës: Thaçi e udhëheq dialogun

BE-ja reagon ndaj Haradinajt pas Rezolutës: Thaçi e udhëheq dialogun

Bashkimi Evropian përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ia bën të qartë Qeverisë së Kosovës se në çfarë niveli ka filluar dhe duhet të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi.

Në një letër që kryeministri Haradinaj ka pranuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, komisionerja për tregti, Cecilia Malmstrom, si dhe komisioneri Johannes Hahn, thuhet se dialogu Kosovë – Serbi nga pala kosovare udhëhiqet nga presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e BE-së në këtë letër shkruajnë se rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës është një zhvillim i rëndësishëm dhe do të kontribuojë për ta forcuar peshën e autoriteteve të Kosovës dhe do të duhej të mundësonte lehtësimin, përshpejtimin e vazhdimit të procesit në mënyrë konstruktive, në kuadër të organizimit aktual të Dialogut të Nivelit të Lartë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0