BE-ja deklarohet rreth incidentit me delegacionin e Kosovës në Beograd

BE-ja deklarohet rreth incidentit me delegacionin e Kosovës në Beograd

Në ditën e parë, në Beograd u arrit një marrëveshje e rëndësishme për ballkanasit, e në ditën e dytë u lejua të sulmohet prania dhe shtetësia e Kosovës.

Në një nga panelet e Samitit Digjital, të organizuar nga Bashkimi Evropian, derisa prezantohej ICK nga menaxheri i saj Shpend Lila, një gruaje nga publiku iu është dukur e papranueshme që, sipas saj, të afirmohet pavarësia e njëanshme e Kosovës.

Gjithashtu, edhe në monitorin prapa Lilës, ishte i shkruar i njëjti mesazh.

Me situata të tilla është ballafaquar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, që të enjten ishte një prej 6 nënshkruesve të marrëveshjes që parasheh heqjen graduale të roamingut në Ballkan deri në vitin 2021.

Për këtë ka reaguar Bashkimi Evropian. Në një deklarim për “Kohën Ditore”, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, tha:

“Çdo veprim që shkon kundër frymës së normalizimit, kundër marrëveshjeve të arritura në dialogun Beograd-Prishtinë deri më tash, nuk është ndihmesë në përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për të arritur zgjidhjet afatgjatë”.

Për këto incidente, ka reaguar edhe kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, sipas të cilit, ato ishin të organizuara ndërsa kërkoi edhe reagimin e BE-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0