Bashkëshortja e presidentit Thaçi bëhet Prodekane në Universitetin e Mitrovicës

Bashkëshortja e presidentit Thaçi bëhet Prodekane në Universitetin e Mitrovicës

Bashkëshortja e Presidentit , Hashim Thaçi është emëruar Prodekane e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Mitrovicë.

Hakif Zeqiri, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Universitetin e Mitrovicës, “Isa Boletini” shprehet i lumtur që më në fund e ka emëruar edhe një prodekane të re.

Teksa sqaron arsyet pse ka emëruar Lumnije Thaçin, Zonjën e Parë, bashkëshorten e Presidentit Hashim Thaçi prodekane në Fakultetin që ai e drejton, Zeqiri ankohet për mungesë stafi akademik.

Në një intervistë për Insajderin, dekani Zeqiri ankohet se prodekani aktual Qamil Kabashi i ka kryer dy punë, edhe si prodekan për mësim edhe për financa.

“Është e drejtë e dekanit me emëru prodekanë të rinj. Unë kam problem me staf. Tash e kam përgatitur kërkesën për staf të ri akademik, sepse fakulteti që unë e drejtojë ka mungesë stafi, për 9 veta, tre profesorë dhe shtatë asistentë”, thotë Zeqiri .

Pozita e prodekanit për financa sipas Zeqirit ka qenë vakante që një vit e gjysmë, bash sa është koha prej se Lumnije Thaçi ka marrë doktoruar në Universitetin e Tiranës në fushën e ekonomisë. Zonja e Parë kishte mbrojtur diplomën e doktoraturës në mars të vitit 2016.

“Ka qenë vend i lirë, nuk e kam pasur kënd me emëru sepse të gjithë e kanë pasur një post. Prodekani aktual, ka qenë vetëm për mësim por i ka kryer dy detyrat në një fakultet me 1 mijë e 450 studentë sa janë. Kështu që prodekani Qamil Kabashi është prodekan për mësim, ndërsa Lumnije Thaçi është për financa. Ajo është ekonomiste, është e pranuar para një viti e gjysmë në punë këtu “, thotë Zeqiri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0