Bashkatdhetarët edhe sivjet paguajnë miliona për të hyrë në Kosovë

Bashkatdhetarët edhe sivjet paguajnë miliona për të hyrë në Kosovë

(EkonomiaSot) – Diaspora e Kosovës gjatë vizitave në vendlindje,në pikat kufitare paguajnë rreth 7 milion euro në vit për kartonin e gjelbër. Në mungesë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove të Kartonit të Gjelbër, bashkatdhetarët tanë do të vazhdojnë të paguajnë këtë polisë edhe sivjet.

Në lidhje me shumën totale që paguhet, për EkonomiaSot, Blerim Pushkolli, drejtor në Byronë Kosovarë të Sigurimeve ka deklaruar: “Të hyrat nga primet e sigurimeve, të cilat për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016 janë në vlerë prej 7 Mil (pa tvsh). Edhe për vitin 2017 është vlera përafërsisht e njëjtë e shitjes”.

Sipas tij arsyet për pagesën e kësaj polise të sigurimit janë se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbërt. Ai thotë se për Kartonin e Gjelbërt nuk paguajnë qytetarët nga Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria pasi Kosova ka të nënshkruar memorandum për njojhje reciproke të Kartonit të Gjelbërt me këto shtete.

Pushkolli thotë se “Mbi 5 mil. euro janë paguar dëme gjatë vitit 2016 ndërsa shpenzimet administrative dhe operative kanë qenë rreth 2 mil. euro. Gjithashtu në vitin 2017 janë paguar dëme, mbi 5 mil. ndërsa shpenzimet operative gjate vitit 2017 kane qenë rreth 2 Mil”.

Polisa e sigurimit kufitar ndërlidhet me sigurimin e detyrueshëm për automjete motorike të palës së tretë në kufij të territorit të Kosovës për shoferët e automjeteve me regjistrime të huaja që nuk posedojnë një sigurim të tillë.

/ EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0