Basha i VV-së ia përmend PAN-it punësimet nëpër borde

Basha i VV-së ia përmend PAN-it punësimet nëpër borde

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka folur në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, duke ia përmendur ish PAN’it punësimet partiake nëpër kompani publike.

“Qeveria në planin shtatë pikësh nuk për kërkon që të marrë masa shtesë. Rrjedhimisht, të arrijmë aty ku respektohemi si shtet, të njëjtën po e thonë edhe Shtetet e Bashkuara.

Masa e reciprocitetit po kundërshtohet nga opozita, tarifa e as reciprociteti nuk janë kundër SHBA-së, por janë kundër Serbisë, e dyta nuk është hakmarrje por princip barazie, dhe tjetra do të fillojë vetëm atëherë nëse Serbia nuk i tërhjek tarifat ndaj Kosovës.

Ne sot jemi këtu për takën, sepse opozita e sheh këtë urgjente, sigurisht problemet që Kosova i ka në politikën e jashtme janë të mëdha, sidomos në aspekt me Serbinë”, thotë ai.

Basha ka thënë se kjo seancë është thirrur për të tërhequr vëmendjen nga punësimet familjare që janë bërë nga qeveria e fundit.

“Që 20 vjet keni fol për politika të jashtme, si alibi për mos punën tuaj në problemet e brendshme, që ballafaqohet qytetari që nga lufta e këndej, keni folë për dialog, taksë e Serbi pa u marrë asnjëherë me punësim, arsim e shëndetësi. Qysh ka mundësi jeni mbledh për taksën, derisa ju vetë nuk pajtoheni njani me tjetrin, nashta jeni bo bashk me bo spektakël, për me e vazhdu me e zhvendos vëmendjen prej skandaleve që po ju dalin në pah nga Qeveria e re.

Sa qitni hi syve me kësi seanca, unë di me ju thanë që nuk është antiamerikanizëm kur kërkon me u respektu si i barabartë në tryezë dialogu, unë ju kallxoj që anti amerikanizëm është me e falimentu Trepçën, ku e keni leju që një gjigand si Trepça me ardh në një gjendje të mjerueshme.

Me qenë kundër Amerikës është me qenë kundër shpijës tanë, qysh e keni zhvatë Telekomin, edhe ato hallat e tezet e kushërit që i keni shti aty.

Ni pjesë e tyne nuk janë ma, kanë fluturu prej qeverisë së re, e çudia më e madhe është qysh nuk jeni ba bashkë për këtë tezë, sikur ta thirrni një seancë për teze e dajë ju kisha besu, përndryshe është vetëm spektakël”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0