Basha e Haliti sigurojnë mjetet për rinovimin e Xhamisë dhe Kishës Katolike në Ferizaj, aprovohet buxheti në Kuvend

Basha e Haliti sigurojnë mjetet për rinovimin e Xhamisë dhe Kishës Katolike në Ferizaj, aprovohet buxheti në Kuvend

Deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha e Enver Haliti kanë propozuar që në buxhetin për vitin 2020 të sigurohen mjetet për rinovimin e Xhamisë dhe Kishës Katolike në komunën e Ferizajt.

Amendamenti i propozuar nga deputetët Basha e Haliti sot ka marrë përkrahjen e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë prezantimit të kësaj kërkese, deputeti Haliti tha se këto dy monumente fetare janë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe me qëllim të moslejimit të shkatërrimit të tyre kërkojnë që ato të rinovohen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0