Banka Qëndrore mbyll “Monego” dhe “IuteCredit”

Banka Qëndrore mbyll “Monego” dhe “IuteCredit”

BQK qon në likuidim “Monegon” dhe “IuteCredit”, aplikuan kamata jashtë standarteve

Bordi i Bankës Qëndrore të Kosovës, ka marrë vendim që të cojë në likuidim dy institucione mikrofinanciare në vend.

Institucionet të cilat shkojne në likuidim janë “Monego” dhe “IuteCredit” pasi të dyja këto institicione financiare kanë rrezikuar stabilitetin financiar në vend duke lëshuar kredi me norma shumëfish më të larta se që lejohet.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se këtë vendim e kanë marrë pasi këto institucione kanë devijuar nga planet e biznesit për cka kishin marrë licensën për operim.

“Bordi duke u bazuar në kompetencat që ka në bazë të Ligjit të BQK-së ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të fillojë procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciare “Monego” dhe “IuteCredit”

“Përnes kësaj duam të mundësojmë vetëm zhvillimin e institucioneve financiare”.

” …këto institicione janë devijuar nga planet e tyre të biznesit jashtë asaj për cka kishin premtuar. Devijimi më shqetësuar ka të beje me normën e interesit që kane aplikuar në kredi që ishte shumëfish më e lartë nga plani”.

“Normat janë jashtë standardi”, tha Memeti.

“Ne jemi përpjekur që ti shtyjmë këto institucione që ti tejkalojnë probleme por që kanë dështuar ti sjellin tregut rezultate pozitike gjë që ka paraqitur rrezik për stabilitetin financiar në vend”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0