Banka Botërore tërhiqet nga projekti i termocentralit “Kosova e Re”

Banka Botërore tërhiqet nga projekti i termocentralit “Kosova e Re”

Presidenti i Bankës Botërore(WB) Jim Yong Kim, i cili po merr pjesë në punimet e Forumit për Shoqërinë Civile, në Bali të Indonezisë, në një panel rasti ka deklaruar se Banka Botërore është tërhequr nga përkrahja e projektit të termocentralit në Kosovë, dhe se ky institucion financiar po e shikon mundësinë e përkrahjes së projekteve të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Këtë e konfirmoi me një postim në FB edhe drejtori i rrjetit KOSID, Visar Azemi, i cili po merr pjesë në punimet e këtij forumi botëror të shoqërisë civile. EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0