Balaj: “Z Mobile” po e shkatërron Telekomin

Balaj: “Z Mobile” po e shkatërron Telekomin

Kryetari i Federatës Sindikale të Telekomit, Lahmi Balaj, tha se shteti nuk duhet të pranoj se po falimenton Telekomi. Sipas tij, duhet të shkëputet kontratat me Z Mobile, pasi kjo kompani është arsyeja që po e shkatërron Telekomin, raporton EkonomiaSot.
“Nga viti 2018 gjendja më e rëndë ka filluar me u bë kur ka filluar bashkëpunimi me Z Mobile, që s’ka investu asnjë cent dhe i ka shfrytëzuar të gjitha pajisjet dhe shërbimet e Telekomit. Ne paguajmë Monako Telekomit miliona për sim kartelat që ia japim “Z Mobile”.Ka edhe kontrata me shumë kompani të tjera për shërbime që ne vetë mund ti kryejmë.

Këto komente Balaj i bëri gjatë raportimit në komisionin hetimor parlamentar për Telekomin.
“Z mobile” fitimet i kanë të barabarta me Telekomin. Kjo kontratë duhet mu shkëput kur i skadon licenca në këtë vit”.
“Ne kemi humb dhe një Gjyq Ndërkombëtar që ka mundur të implementohen lëndët edhe në gjykata vendore”.
“Kemi dhe kontrata tjera që s’ka pas nevojë me i pas, i kemi dhënë mbi 500 milionë divident, ka pas ta hyra 170 milionë dhe ka dhënë dividendë deri 80 milionë. Nëse falimenton Telekomi falimenton dhe shteti, s’iu ka hije të thuhet se po falimenton”.
” Ne nuk duam të bashkëpunojmë me një kompani që po na dëmton”,tha Balaj./EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0