Babai kosovar i dhunoi, nëna zvicerane iu dha jashtëqitje për të ngrënë, nis gjykimi për prindërit monstra

Babai kosovar i dhunoi, nëna zvicerane iu dha jashtëqitje për të ngrënë, nis gjykimi për prindërit monstra

Të mërkurën në Gjykatën në Zuerich ka filluar procesi gjyqësor ndaj një 49-vjeçari me origjinë nga Kosova dhe ish-bashkëshortes së tij, zviceranes 48-vjeçare.

Ndaj tyre rëndojnë akuza se kanë keqtrajtuar pesë fëmijët e tyre, raporton “Blick” të mërkurën. Ata akuzohen se kanë rrahur, kanë mbyllur dhe madje edhe kanë keqtrajtuar seksualisht fëmijët.

Pesë fëmijët e tyre, siç raporton “Blick”, janë detyruar të përjetojnë tmerrin. Dy nga viktimat, një vajzë dhe një djalë, ishin gjashtë përkatësisht shtatë vjeç.

Sipas akuzës thuhet se në vitin 2006 prindërit kishin filluar të mbyllnin fëmijët. Së pari në dhoma të gjumit, e më pas në bodrum. Fëmijët gjatë ditës shkonin në shkollë, por natën dhe fundjavave, sipas aktakuzës ata mbylleshin nga prindërit për një kohë të gjatë, sa që duhej të urinonin dhe jashtëqitnin në dysheme. Sipas akuzës, tri vite para se të fillonte mbyllja, prindërit kishin ndaluar të ushqenin rregullisht fëmijët.

Në shkollë dy të vegjlit kishin filluar të vjedhin rregullisht ushqim. Më 2008 mjekja e shkollës kishte konstatuar se djali nëntëvjeçar ishte vetëm 18 kilogramë dhe kishte shenja të anoreksisë. Vajza kishte shenja të ngjashme. Dy fëmijët u diagnostikuan me pengesa në zhvillim. Por megjithatë vazhduan torturat gjatë viteve.

Në vitin 2008, siç thotë aktakuza, vajza ishte detyruar të hante të vjellat e saj. Mësohet se nëna ia kishte shtyrë kokën në të vjellat. Djali ishte detyruar të hante jashtëqitjen e vet. Prokurori publik po ashtu shkruan për metoda brutale të rritjes. Si goditje me shqelma, shuplakë, grushte, rrip apo me thes të mbushur. Fëmijët janë detyruar të qëndronin me pelena të mbushura me urinë për tetë orë e gjysmë. Në shkollë mjekët kanë dokumentuar shenjat. Vetëm në vitin 2010 dy fëmijët janë shpëtuar. Dy fëmijë të tjerë janë detyruar të qëndronin me prindërit përkundër gjithave. Dhe janë maltretuar edhe më tutje.

Sipas akuzës thuhet se një vajzë tjetër është keqpërdorur seksualisht nga babai me rrënjë kosovare disa herë brenda javëve, që nga mosha 7-vjeçare. Po ashtu thuhet se ai e ka keqtrajtuar seksualisht edhe vajzën që bashkëshortja e tij e kishte nga një lidhje tjetër. Po ashtu mësohet se kosovari kishte dashur të mbyste bashkëshortoren në janar të vitit 2010. Ai kishte kapur atë për fyti dhe nuk e kishte lëshuar derisa ajo kishte humbur ndjenjat. Në vitin 2018 fillimisht ishte arrestuar kosovari, e nëntë muaj më vonë ish-bashkëshortja e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0