Babai i ndjerë i Ahmet Isufit ishte anëtar i Vetëvendosjes, çfarë shkruan Albin Kurti për të

Babai i ndjerë i Ahmet Isufit ishte anëtar i Vetëvendosjes, çfarë shkruan Albin Kurti për të

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar babain e ish-deputetit të AAK’së, Ahmet Isufin, i cili ndërroi jetë dje.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Limon Isufi ishte anëtari më i moshuar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe se nuk ka asnjë protestë të organizuar nga VV’ja që ai nuk kishte marrë pjesë.

“Ka protesta të VETËVENDOSJE!-s në të cilat unë nuk kam marrë pjesë. Mirëpo, nuk ka protestë të Lëvizjes sonë në të cilën nuk ka marrë pjesë anëtari ynë më i moshuar, 94 vjeçari, Limon Isufi. Baca Limon ka ndërruar jetë dje dhe sot varroset në Gjilan. Kujtimi për të është i paharrueshëm ndërkaq kontributi i tij i paçmueshëm”, ka shkruar Kurti. /Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0