Avni Dehari: Konkluzionet e ekspertizës thonë se Astriti është vrarë

Avni Dehari: Konkluzionet e ekspertizës thonë se Astriti është vrarë

Pas marrjes së raportit nga Instituti zviceran, ka folur babai i Astrit Deharit. Avni Dehari ka thënë se e kanë marrë raportin në dy kopje, dhe sipas konkluzioneve ka dalë se Astrit Dehari është vrarë.

Tutje ai ka kërkuar që të hapen hetimet për rastin e ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren para 3 vjetëve.

“Tash sa dolëm nga prokuroria ku ishin të pranishëm kryeprokurori dhe Metush Biraj. Raportin na e kanë dhënë në dy kopje, në dy gjuhë dhe të përkthyer. Sipas konkluzioneve, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje. Sipas ekspertizës, bëhet fjalë për vrasje dhe duhet të hapen hetimet për vrasjen”, ka thënë ai.

Babai i Astritit, Avni Dehari, pas marrjes së raportit ka deklaruar se shteti është munduar ta fshehë të gjithë rastin.

Ai e ka bërë fajtor, prokurorin Syë Hoxha, i cili në fillim ka qenë prokurori i cili është marrë me këtë rast si dhe ish-ministren Dhurata Hoxha e cila kishte qenë ministre e drejtësisë në kohën kur Dehari kishte vdekur.

“Unë shfrytëzojë rastin si prind që ta falënderojë avokatin që ta zbardhë të vërtetën si rast. I falënderoj ekspertët që nuk i juanë nënshtruar trysnive politike për ta dhënë një raport. Dua ta përmend se në rastin e Astrit Deharit që e kanë vrarë në burgun e Prizrent, përgjegjës janë përveç Sylë Hoxhës së bashku me kompaninë e tij e ministren Dhurata Hoxha”, ka drklaruar Avni Dehari.

Tuje ai e ka akuzuar gazetarin Baton Haxhiu të Klan Kosovës e Vehbi Kajtazin e Insajderit të cilët vazhdimisht sipas tij rastit iu kan referuar si vetëvrasje.

“…ata janë edhe argat ne rastin konkret, Baton Haxhiu me klanin e vet si media, e Vehbi Kajtazi i Insajderit, që vazhdimisht në media kanë tentuar që ta bindin opinion se behët rast për vetëvrasje e jo vrasje”, thotë Avni Dehari.thote Avni Dehari./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0