Avdullah Hoti: Edhe Rugova do ta dëshironte valëvitjen e flamurit të Kosovës

Avdullah Hoti: Edhe Rugova do ta dëshironte valëvitjen e flamurit të Kosovës

Në një postim në Facebook, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur qëndrimin e LDK-së sa i përket temës së flamujve tek rrethi në Prishtinë.

Në shkrimin e tij ai thotë:

LDK e mbeshtet rivendosjen e Flamurit te shtetit te Kosoves tek rrethi – sa me lart e dinjitetshem. Ky flamur duhet te vendoset ne cdo institucion publik, sipas protokollit te shtetit.
Ne cdo cep te botes qe te valoje Flamuri Kosoves, aq me krenare do te jete Shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlores.
Dhe, me ndihmen e miqve, do ta veme Flamurin e Kosoves edhe ne OKB, ashtu sic e deshironte dhe kerkonte edhe Presidenti Rugova.

Kjo temë ka ngritur debat ditëve të fundit dhe situata është tensionuar sa që mbrëmë mbështetësit e flamurit kombëtar gati sa nuk u përplasën me Selim Pacollin, nënkryetarin e Komunës së Prishtinës.

Statusi origjinal:

COMMENTS

WORDPRESS: 0