Autostrada për Shkup nuk kryhet me kohë, Qeveria nuk ka në plan të kërkojë dëmshpërblim

Autostrada për Shkup nuk kryhet me kohë, Qeveria nuk ka në plan të kërkojë dëmshpërblim

Është data tetë dhjetor dhe rruga nacionale Kaçanik-Han i Elezit është mbyllur, në kuadër të punimeve për vendosjen e trarëve në Urën 407.

Këto punime në autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila lidh Kosovën me Maqedoninë, aktualisht janë duke u bërë në segmentin e katërt dhe të fundit, raporton KTV.

Por, kjo autostradë nuk pritet të jetë e gatshme për qarkullim në fund të këtij viti, pasi punimet në të nuk pritet të përfundojnë më 31 dhjetor, ashtu siç e parasheh projekti.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përkundër vonesave, thotë se është i kënaqur me ecurinë e punimeve.

Rruga nacionale Kaçanik-Han i Elezit është mbyllur për qarkullim të premten dhe të shtunën, nga ora 9:00 e mëngjesit deri në 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në 17:00 pasdite.

Ndërsa, më 18 dhjetor kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 7:00 deri në 17:00.

Për 60 kilometrat e autostradës “Arbën Xhaferi”, Qeveria e Kosovës i kishte paguar rreth 600 milionë euro kompanisë ‘Bechtel-Enka’.

Kurse, këtë vit, ekzekutivi ka nisur pagesën shtesë prej 53 milionë eurosh për këtë kompani, si pasojë e mosrespektimit të kontratës. /Koha

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0