Austria premton angazhim për liberalizim të vizave në Kosovë

Austria premton angazhim për liberalizim të vizave në Kosovë

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot në takim Ambasadorin Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger me të cilin bisedoi për proceset integruese dhe për mbështetjen e integrimit Evropian të Kosovës.

Ambasadori Weidinger theksoi se qeveria e re austriake ka deklaruar në programin e saj, se me prioritet te lartë do vazhdojë të mbështes Kosovën në rrugën e saj europiane, se do angazhohet edhe më tej në procesin e libaralizimit të vizave, dhe se Austria mbështetë dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas njoftimit për media, Weidinger informoi Ministrin Reka se Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë dhe mbështetë projekte në sektore të ndryshme si në arsimi të lartë, shkencë, ekonomi/biznese të vogla dhe të mesme e tjera. Austria është investitori më i madh në fushën e arsimit të lartë.

“Austria në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën ndërsa Minsitri Reka e falënderoi Ambasadorin Weidinger dhe shetin Austriak për përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0