ATK-ja vazhdon aksionin për mbylljen e subjekteve të lojërave të fatit që nuk zbatojnë kriteret Ligjore

ATK-ja vazhdon aksionin për mbylljen e subjekteve të lojërave të fatit që nuk zbatojnë kriteret Ligjore

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një kumtese për medie ka bërë të ditur se nga data 12 Shkurt 2018 deri me 2 Mars 2018, ka zhvilluar aktivitete të tjera në mënyrë që të verifikohen subjektet që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit.

“Si rezultat aktiviteteve janë mbyllur 14 subjekte të kësaj veprimtarie, të cilat nuk ju kanë përmbajtur kritereve që dalin nga Ligji për Lojërat e Fatit. Po ashtu, janë ndëshkuar me gjoba 19 subjekte tjera dhe vlera e përgjithshme e gjobave është 85,000 euro”, thuhet në kumtesën e ATK-së

ATK thotë se këto aktivitete janë zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Gjilanit, Fushë Kosovë, Lipjanit dhe Suharekës.

Gjuthashtu bëhet e ditur se “Drejtoria e Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit”.

ATK- ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.  EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0