ATK ka një njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit që kanë borxhe

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit që kanë borxhe

Administrata Tatimore ka njoftuar tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara ndaj ATK’së se mund të përfitojnë nga falja e interesit.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ATK’ja ka bërë me dije se tatimpaguesit mund  të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 Dhjetor 2020.

“Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 Dhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0