Asnjë nga mjekët e Vitisë nuk është infektuar nga koronavirusi

Asnjë nga mjekët e Vitisë nuk është infektuar nga koronavirusi

Të gjithë mjekët në Viti të testuar për Covid-19 kanë rezultuar negativ.

Këtë e ka konfirmuar për Kohën drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 24 persona me koronavirus.

Kujtojmë se ekipi mjekësor ishte i vetizoluar si pasojë e kontaktit me pacientin e parë të prekur me koronavirus në këtë komunë.

Negativë kanë rezultuar 17 punonjës shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: