Asnjë kandidat i PSD-së, nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet

Asnjë kandidat i PSD-së, nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet

Listës së këtij koalicioni i prin kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, i pasuar nga vëllai i tij Daut Haradinaj.

Ajo që bie në sy është se asnjë kandidat i PSD-së nuk ka siguruar votat e mjaftueshme përveç zëdhënëses së tyre Natyra Kuçi, e cila është duke ”luftuar” me Donika Kadajn për t’u bërë deputete.

Po ashtu është interesant se në listën e siguruar nuk është asnjë kandidat i PSD-së (meshkuj) që ka siguruar votat për t’u bërë deputet, përjashtuar Natyra Kuçin, fati i së cilës ende nuk dihet nëse do të jetë ajo apo Donika Kadaj.

Më poshtë lista e plotë prej 16 kandidatëve të AAK-PSD që kanë marrë më së shumti vota.

Këtë listë e ka konfirmuar për Gazetën Express një zyrtar i lartë në AAK-së.

Ramush Haradinaj
Daut Haradinaj
Time Kadriaj
Bekë Berisha
Pal Lekaj
Teuta Haxhiu
Rasim Selmanaj
Ali Berisha
Albena Reshitaj
Shkumbin Demaliaj
Gazmend Syla
Donika Kadaj ose Natyra Kuqi (PSD)
Arbër Tolaj
Blerim Kuqi
Gani Dreshaj
Burbuqe Bakia Deva

COMMENTS

WORDPRESS: 0