Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19 në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka thënë se lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve, në vend, ka rënë në zero.

“Puna e përkushtimi maksimal duhet të vazhdojë tutje”, ka shkruar ai.

Zemaj tutje ka njoftuar se sot ka qëndruar në vizitë në Komunën e Junikut, ku thotë se është njoftuar rreth situatës epidemiologjike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0