Asnjë i vdekur e 46 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Asnjë i vdekur e 46 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Asnjë vdekje nuk është regjistruar në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

IKSHPK tutje ka bërë të ditur se 46 persona kanë rezultuar pozitivë nga testimi i 580 mostrave.

Në Kosovë s’janë regjistruar vdekje nga koronavirusi qe 48 orë, pasi as të martën s’kishte vdekje të regjistruara.

Të mërkurën janë regjistruar edhe 62 pacientë të shëruar.

Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 1441. Deri tash në vend janë regjistruar 15620 raste pozitive, me 625 raste të vdekjes. 13554 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

Aktualisht, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në klinikat dhe spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 100 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0