ASK: Papunësia 30.6%, vetëm 1 në 8 gra punon

ASK: Papunësia 30.6%, vetëm 1 në 8 gra punon

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e katërt të vitit 2017 shkalla e papunësisë është 30.6%. Papunësia më e theksuar është tek femrat që marrin pjesë me 37.1 për qind përderisa tek meshkujt është 28.7 për qind.

Papunësia vazhdon të jetë më e theksuar tek gratë sesa tek burrat. 42.9 për qind e popullësisë së Kosovës janë në moshë pune mirëpo vetëm 29.8 për qind e tyre janë pjesë aktive në tregun e punës.

Burrat janë ata që e dominojnë tregun e punës me një pjesëmarrje prej 46.8 për qind ndërsa femra të punësuara janë vetëm 12.5 për qind. Nga ta, 70 për qind e të punësuarve janë me kontrata të përkohshme ndërsa 29.3 për qind kan një kontratë të përhershme.

Bazuar në anketën e fuqisë punëtore të realizuar nga ASK, sektorët që prijnë me punësim janë: tregtia me 15.1%; ndërtimtaria me 13.1%; prodhimi me 12.1%; dhe arsimi me 10.1%. / EkonomiaSot.com

Të dhënat e plota të anketës i gjeni këtu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0