Arta Ramës i përfundon mandati në qershor, Kuvendi shpall konkursin për gjyqtar të Kushtetueses

Arta Ramës i përfundon mandati në qershor, Kuvendi shpall konkursin për gjyqtar të Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese këtë vit do të mbetet pa kryetaren e saj, pasi Arta Rama-Hajrizit, që e udhëheq këtë institucion që nga viti 2015, i përfundon mandati pas tre muajve, në qershor të 2021. 

Pikërisht për këtë Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkursin për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Arta Rama-Hajrizi u zgjodh gjyqtare e Kushtetueses në vitin 2012 dhe për 9 vite ka qenë një nga 9 anëtaret e këtij institucioni, shkruan Reporteri.net.

Ramës i përfundon mandati dhe ajo duhet të zëvendësohet. Rregullorja e Gjykatës Kushtetuese përcakton se “zgjedhja për Kryetar dhe për Zëvendëskryetar mbahet një muaj para skadimit të mandatit të Kryetarit dhe të Zëvendëskryetarit në detyrë”.

“Në rast se posti mbetet menjëherë i zbrazët, zgjedhja për Kryetar duhet të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe Zëvendëskryetari ushtron rolin e Kryetarit të përkohshëm deri në hyrjen në fuqi të mandatit të Kryetarit të ri. Në rast se nuk ka Zëvendëskryetar, gjyqtari me përvojën më të gjatë ushtron rolin e Kryetarit të përkohshëm. Nëse një ose më shumë gjyqtarë kanë kaluar kohë të njëjtë në Gjykatë, atëherë gjyqtari më i vjetër për nga mosha konsiderohet gjyqtari me përvojë më të gjatë për qëllim të këtij rregulli”, thuhet në Rregulloren e Gjykatës Kushtetuese.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0