Arrestohet një person në Skenderaj, lëshonte certifikata të veteranëve jashtëligjshëm

Arrestohet një person në Skenderaj, lëshonte certifikata të veteranëve jashtëligjshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Skenderaj, pasi që dyshohet se u ka mundësuar katër personave që të pajisen me certifikata të veteranëve luftëtarë në mënyrë të paligjshme.
Katër certifikata të veteranëve luftëtarë në mënyrë të jashtëligjshme ka lëshuar një person në Skenderaj, duke u mundësuar këtyre personave që të përfitojnë pensione.

I njëjti është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“SKENDERAJ (NN) shkurt & prill-2018. Është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur, duke u mundësuar katër personave Certifikata të Veteranëve Luftëtar, me të cilat të njëjtin kanë përfituar pensionin si Veteran Luftëtar në mënyrë të paligjshme. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia në raportin 24-orësh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0