Arrestohen dy persona në Prishtinë për tentim vrasjeje

Arrestohen dy persona në Prishtinë për tentim vrasjeje

Policia në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vrasjeje në tentativë, i cili ka ndodhur të dielën

Rasti ka ndodhur të dielën në rrugën Garibaldi në Prishtinë, ku lëndime nga arma e ftohtë (thikë), lëndime trupore kanë marrë dy persona të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe D. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, bën të ditur policia përmes një komunikate.

Po ashtu, bëhet e ditur se personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit, ata do të dërgohen në institucionet kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0