Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.

Pas aksionit të sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar katër zyrtarë, ndërsa Telegrafi ka mësuar se janë sekuestruar dy çanta me para.

Siç bëhet e ditur paratë janë konfiskuar nga shtëpitë e disa prej të arrestuarve.Lexo po ashtu:Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe disa zyrtarë të tjerë

Përveç katër arrestimeve në AZHB, Telegrafi ka mësuar se janë arrestuar edhe dy zyrtarë të komunës së Istogut.

Ndryshe, në orën 13:30 Prokuroria e shtetit ka paralajmëruar konferencë lidhur me aksionin në disa qendra të Kosovës. /Telegrafi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0