Apostollova deputetëve: Mos lejoni zgjatjen e monopolit të homologimit të veturave, është në kundërshtim me MSA-në

Apostollova deputetëve: Mos lejoni zgjatjen e monopolit të homologimit të veturave, është në kundërshtim me MSA-në

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostiollova e cila ishte e pranishme në Komisionin për Zhvillim Ekonomik i ka lutur anëtarët e komisionit që t’i bëjnë presion Qeverisë në mënyrë që të pengohet zgjatja e kontratës për homologimin e veturave kompanisë “EuroLab”.

Ajo tha se monopoli për homologimin e veturave, i krijuar tash e sa vite në Kosovë është në kundërshtim me Marrveshjen e Stabilizim Asociimit, raporton EkonomiaSot.

Vetë Apostollova tha se ka biseduar me kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Lekaj lidhur me këtë çështje por, ka frikë që këta të fundit do t’ia vazhdojnë kontratën kompanisë në fjalë.

“Konkurrenca është një nga elementet esenciale të tregut të lirë, është një fushë në të cilën Kosova duhet ta përmirësojë veten. Kemi frikë se kjo kontratë do vazhdohet në mënyrë automatike. Me këë zgjatje automatike të operatorit ekonomik që ka marrëveshjen nga viti 2018.”

Ajo vazhdoi më tutje duke thënë se “tani më qytetarët e Kosovës po paguajnë çmimin më të lartë. Homologimi i veturave është barrierë për tregti. Po e ngris këtë çështje me ju pasi që ju si parlament i përfaqësoni njerëzit e Kosovës dhe duhet të jeni të sigurt se konsumatorët po blejnë shërbime të mira kualitative dhe me çmime të lira. Komisioni duhet ti bëjë këto rekomandime parlamentit”.

…”Monopoli i homologimit të i veturave është kundër shpirtit të MSA/së dhe është i jo dobishëm për konsumatorët e Kosovës”, tha ajo.

Shefja e BE-së, Apostolova, tha se ka ardhur momenti që të gjithë së bashku t’i bëjnë presion Qeverisë.

“Deri sot s’kam pasë asnjë reagim nga ta, ngriteni zërin. Kam ardh te ju sepse ju keni fuqinë dhe e përfaqësoni popullin e Kosovës, ngriteni zërin, na ndihmoni ne. Nëse ju ik korriku do t’i keni edhe 10 vjet për ta bërë këtë dhe njerëzit e Kosovës nuk e meritojnë këtë”.  /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0