Apostollova flet për takimin me Kryeministrin Kurti

Apostollova flet për takimin me Kryeministrin Kurti

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova sot ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Apostolova pas takimit ka shkruar në Twitter se takimi i parë me Kryeministrin Kurti ishte i mirë, dhe se është inkurajuar nga përkushtimi i tij për rrugën evropiane të Kosovës.

“Takim i parë ishte i mirë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Shpreha përkrahjen e Zyrës së Be-së në Kosovë për qeverinë dhe popullin e Kosovës. E inkurajuar nga përkushtimi i tij për rrugën evropiane të Kosovës. Mezi presim që të forcojmë bashkëpunimin për të zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Marrëveshjen e gjelbër Evropiane dhe avancimin në ekonomi dhe sundim të ligjit”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: