Apeli rikonfirmon vendimin e Themelores për Sami Lushtakun në Rastin QKUK

Apeli rikonfirmon vendimin e Themelores për Sami Lushtakun në Rastin QKUK

Gjykata e Apelit e Kosovës ka rikonfirmuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të refuzuar si të pabazuara ankesat e të akuzuarve për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në Rastin QKUK, për ikjen e ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.

Sami Lushtaku me të birin, Mërgimin dhe 21 të tjerë akuzohen për rastin e ikjes nga QKUK më 2014.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 05.04.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara ankesat e 23 të akuzuarve për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave”, thuhet në njoftim të Apelit.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, E.Th., Sh.H., S.L., I.H., M.L., D.G., B.D., V.B., A.B., Y.B., G.A., Xh.Z., M.-H.L.,A.U..,I.D.,S.Gj., N.Sh.,Rr.R., R.Xh., F.M., S.T., Sh.J., dhe B.D., akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në mesin e tyre ka persona të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, arratisje të personit të privuar nga liria, lehtësim i arratisjes, lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria, pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal etj.

Apeli ka vlerësuar se Themelorja ka vepruar drejt kur ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të të pandehurve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0