Andin Hoti: Serbia të tregoj se ku e ka çuar babain tim dhe të gjithë personat e tjerë të zhdukur

Andin Hoti: Serbia të tregoj se ku e ka çuar babain tim dhe të gjithë personat e tjerë të zhdukur

Deputeti i kuvendit të Kosovës Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit veprimtarit të zhdukur gjatë luftës, tha se cështja e të zhdukurve duhet të ngritët në bisedimet në Bruksel.

Këto komente Hoti i bëri gjatë debatit që po zhvillohet në Kuvend për çështja e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

“Sot është dita e plagës së madhe që e mbanë të trazuar shpirtin e Kosovës e cila do të na përcjell edhe nesër.Kemi kërkuar këtë debat për të kërkuar zgjidhje.Dua të jem i fortë  dhe të flas në emër të gjith atyre që jetojnë me ankth. Ne dëgjojmë cdo dit deklarata për paqe me Serbinë dhe normalizim të mardhënieve. Nëse në dialog nuk adresohet kjo cështje unë kam frikë se po mashtrohemi me cështjen e normalizimit”, tha ai

Ai bëri thirrje tek përfaqësuesit politik që t’i kërkohet Serbisë që të tregoj se cfarë ka ndodhur me fatin e babit të tij, dhe të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës.

“Dua që ti kërkohet Serbisë se ku e kanë cuar babain tim . Si djali i tij e ndjejë se e kam obligim që të angazhohem në zgjidhjen e fatit të pagjeturve.  Ai tha se Serbia ka evidencë për të gjith qytetarët  e zhdukur gjatë luftës”

Të evidentuar si të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë 1,653 persona, përpjekjet për zgjidhjen e fatit të tyre vazhdojnë edhe sot.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0