Analizë Teknike: A po rikthehet çmimi i Bitcoin?

Analizë Teknike: A po rikthehet çmimi i Bitcoin?

EkonomiaSot – 17 dhjetori i vitit të kaluar ishte data kur çmimi i Bitcoin kapi shifrën rekorde prej 20 mijë dollarësh amerikanë. Që nga atëherë po bëhen gati dy muaj prej se Bitcoin ka hyrë në trend rënës dhe me gjithë ngritjet herë pas here, trendit rënës duket sikur nuk po i vie fundi.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe kriptovalutat tjera janë në po të njëjtën gjendje, në mos më keq.

Ata që janë kyçur së fundmi në tregtimin e kriptovalutave shumica janë në humbje, dhe po përballen me dilemën se a të shesin investimin qoftë edhe me humbje, apo të mbajnë atë me shpresën se trendi do të kthehet dhe çmimi të fillojë të rritet.

Sic mund të shihet më poshtë, trendi rënës është ende në veprim, dhe vështirë se do të thyhet përderisa mesatarja 100-ditore është nën mesataren 200-ditore.

Gjasat më të mëdha janë që rënia të rikthehet dhe të ri-testohet niveli prej 5,900 USD. Nëse edhe ky nivel thyhet atëherë vlerat prej 4 mijë USD janë të pritshme.

Që të sigurohet një rikthim i bindshëm i çmimit, duhet që gjatë kësaj jave çmimi të arrijë dhe qëndrojë mbi 9,200 USD për së paku 3 ditë. Vetëm atëherë mund të kuptohet ky si sinjal që trendi rënës po thyhet. (EkonomiaSot.com)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0