Ambasadori O’Connell tregon qëndrimin e Londrës për taksën ndaj Serbisë dhe ndarjen

Ambasadori O’Connell tregon qëndrimin e Londrës për taksën ndaj Serbisë dhe ndarjen

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka komentuar vënien e tarifës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe. Më pyetjet që ata po i parashtrojnë në profilin e tij në Facebook, O Connell është përgjigjur edhe për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.
Ambasadori britanik në Prishtinë thotë se Kosova dhe Serbia duhet të kenë raportet të normalizuara, e ato s’duhet të shënohen me sanksione, transmeton Gazeta Express.

“Ne pergjithesi Kosova duhet t’i rregulloje marredheniet me fqinjet e saj. Vete fakti qe po flasim per tarifa, situata na tregon neve sa e rendesishme eshte qe Kosova dhe Serbia t’i normalizojne marredheniet e tyre. Kur Kosova dhe Serbia te kene marredhenie normale bilaterale si dy shtete te pavarura, atehere gjerat do te jene shume me te lehta per te dy palet. Ne as qe do te diskutonim per keto ceshtje. Mendoj qe eshte e rendesishme qe te vazhdojme te fokusohemi ne gjerat e medha te cilat Kosova po i kerkon. Mos te harrojme qe Kosova tani po shkon drejt dy proceseve te medha, ate te anetaresimit ne Interpol dhe planeve per transformimin e FSK”, thuhet në përgjigjen e O’Connellit dhënë një qytetari.

Ai është përgjigjur edhe kur pyetet se cili është qëndrimi i Britanisë së Madhe për idenë e Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0