Ambasadori gjerman i reagon Petrit Selimit: Unë nuk i kam këto informata

Ambasadori gjerman i reagon Petrit Selimit: Unë nuk i kam këto informata

Ambasador Gjerman në Kosovë, Christian Heldt i ka reaguar Petrit Selimit, në një status të këtij të fundit në Tweeter, në të cilin Selimi ndante disa të dhëna mbi mungesën e fuqisë punëtore në Gjermani.

“Gjermania do ta rrisë akoma më shumë numrin e punëtorëve për Ballkanin. 56 për qind e kompanive gjermane kanë mungesë të punëtorëve. Cdo vit 100 mijë punëtorë nga Ballkani e lënë vendin”, ka shkruar Selimi, teksa kjo e ka bërë të reagojë ambasadorin gjerman.

“Edhe pse gjithmonë është kënaqësi të mësoj rreth vendit tim, por unë nuk i kam këto informata. Ndoshta ju keni burime më të mira rreth Gjermanisë sesa unë”, ka ironizuar Heldt në statusin e Selimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0