Ambasadori britanik: Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve

Ambasadori britanik: Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve

Dua Lipa është këngëtarja e parë shqiptare që fiton çmim në Grammy Awards. Ajo është shpërblyer në kategorinë ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson) si dhe çmimin ‘Artisti i ri më i mirë’.

E Duan e ka uruar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

O’Conell, në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Lipën e ka quajtur ‘krenaria e dy shteteve’.

Kosovarja me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë fillimisht ka fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për “Këngën më të mirë në zhanrin Dance”. E më vonë, Lipa ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/o-connell-urime-dua-lipa-krenaria-e-dy-shteteve-625423/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0