Ambasadori britanik reagon pas vrasjes së policit në Istog

Ambasadori britanik reagon pas vrasjes së policit në Istog

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Izet Demaj, i cili u vra sot në detyrë.
O’Connell e ka quajtur hero policin i cili ka vdekur sot në tragjedinë që ndodhi në Istog.

Ai ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe për policinë e Kosovës.

“RIP Izet Demaj. Vërtet Hero. Ngushëllime për familjen dhe krejt policinë e Kosovës”, ka shkruar O’Connell.

Pasditen e së enjtes në Istog dy persona të armatosur ishin nisur për një nga bankat në qendër të komunës, ku dyshohet se do të kryenin një grabitje. Aty u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshje me armë zjarri, i vrarë mbeti një nga të dyshuarit (Kamer Metaj), e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe polici Izet Demaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0