Ambasadori britanik: Oficerët që ne i trajnuam do të jenë bërthama e ushtrisë së Kosovës

Ambasadori britanik: Oficerët që ne i trajnuam do të jenë bërthama e ushtrisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të transformimit të FSK-së në ushtri e ndihmuan këtë forcë me pajisje ushtarake.
Megjithatë ndihma me pajisje ushtarake po konsiderohet më pak jetike për Ushtrinë e ardhshme të Kosovës nga Britania e Madhe, pasi ambasadori i saj në Kosovë, Ruairi O’Connell ka përmendur mbështetje të tjera të cilat i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj si shtet.

”Mbreteria e Bashkuar ka perkrahur Forcen e Armatosur te Kosoves dhe Trupat Mbrojtese te Kosoves nder vite. Ne kemi pasur fokus te vecante ne trajnimin e oficereve dhe nen-oficereve, te cilet do te jene berthama e kesaj force ne te ardhmen”.

”Ne poashtu kemi punuar edhe ne nje sere fushash tjera, te cilat mendoj qe jane me rendesi jetike ne zhvillimin e Kosoves, si sundimi i ligjit, lufta kunder korrupsionit, kunder nepotizmit, zhvillimi ekonomik, kultura demokratike, dhe me ceshtjet e trasheguara nga e kaluara, e shume e shume ceshtje tjera”.

Por kur përmes facebook ambasadori O’Connell u pyet nëse përveç përkrahjes për ushtrinë Britania a do ta ndihmonte Kosovën me pajisje ushtarke ai pati një përgjigjie të tillë:

”Dhe sinqerisht ne e vleresojme bashkepunimin tone me FSK, por eshte shume interesante per mua pyetja juaj se a po ju japim pajisje ushtarake. A po mendoni me te vertete qe kjo eshte gjeja me e rendesishme, per te cilen Kosova ka nevoje tani?”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0