Ambasadori britanik: Kosova është SHTET I KAPUR

Ambasadori britanik: Kosova është SHTET I KAPUR

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Pyetje të shumta të qytetarëve i janë adresuar ambasadorit. Një nga pyetjet ishte se a mendoni që problemi kryesor në Kosovë janë gjykatësit e korruptuar që janë të frikësuar për të dënuar politikanët kriminelë.

O’Connell u shpreh se përshkak të këtyre aferave korruptive ai nuk mund të ju thotë investitorëve britanikë të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

“Unë kam investitorë britanikë të cilët duan të investojnë në Ferizaj, por si mund të ulem unë në takim me ta dhe të ju thëm ‘Mos u brengosni sepse paratë tuaja janë të sigurta në Ferizaj’ kur ne e dimë se njerëzit si këta udhëheqin policinë, dhe kur e dimë që këto lidhje me kriminalitetin vazhdojnë dhe kur sisteme gjyqësore bëjnë gabime dhe nuk ka përgjegjësi për ata gjykatës që janë duke i bërë këto, dhe është një fjalë për këtë: KAPJE E SHTETIT”. Ka shkruar Ambasadori O’Connell

Ambasadori Ruairi O’Connell u shpreh se është vërtetë problem, dhe përmendi emrin e Emin Beqirit  I cili është incizuar duke u përfshirë në afera korruptive.

Sipas O’Connell, ai u shpall I fajshëm nga Gjykata Themelore, dhe është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit për deri sa Gjykata Supreme e sheh si jo të ligjshme, por sigurisht u dënuar dy herë dhe Emin Beqiri nuk vuajti asnjë dënim. Nuk u largua nga puna nga ana e policisë dhe pastaj u transferua në Ferizaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0