Ambasadori amerikan takohet me drejtorin e policisë

Ambasadori amerikan takohet me drejtorin e policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,. Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, i cili ishte i shoqëruar nga zyrtarë të ICITAP-it amerikan.

Temë diskutimi e këtij takimi ishin siguria e përgjithshme në Kosovë, lufta kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritja dhe forcimi i integritetit dhe kapaciteteve policore, vazhdimi i bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, si dhe synimi drejt anëtarësimit të PK-së në organizata ndërkombëtare.

Kosnett vlerësoi përpjekjet dhe kontributet e PK-së për sigurinë e të gjithë qytetarëve, dhe ishte i inkurajuar nga politikat e Policisë së Kosovës që kanë të bëjnë me përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjitha etniciteteve.

Diplomati amerikan konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të ambasadës së Amerikës ndaj Policisë së Kosovës, veçanërisht në lidhje me fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0